DYLON

Haliti: Vazhdojmë me planin e veprimit, duhet përfundimisht të mbrohemi

Haliti: Vazhdojmë me planin e veprimit, duhet përfundimisht të mbrohemi
Avatar photo Redaksia

Komiteti Komunal për Mbrotje dhe Shpëtim i Komunës së Vitisë edhe këtë ditë të fundjavës është mbledhur, si çdo ditë tjetër, për të koordinuar masat dhe veprimet kundër pandemisë.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, tha se është lajm i mirë shërimi nga COVID-19 i një pesëvjeçareje nga Komuna e Vitisë. Mirëpo, ai tha se përpjekjet duhet të vazhdojnë sipas planit dhe Komuna e Vitisë përfundimisht të mbrohet nga sëmundja.

Në takim u vendos që të vazhdohet me masat e dezinfektimit në vendet më të frekuentuara si dhe me klorifikimin e rrugëve dhe hapësirave publike.

EkoHigjiena

Ndërkohë u tha se nga do të vazhdohet edhe me planin për mbështetje të komponentës sociale me gjëra ushqimore e artikuj higjienik.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.