55 familje vitiase në nevojë kanë pranuar sot pako ushqimore dhe higjienike nga Shoqata Humanitare Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”.
Shpërndarja e këtyre ndihmave humanitare u bë sot në Viti, nga stafi i kësaj shoqate në bashkëpunim me Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.
Besart Samadraxha nga “Jetimat e Ballkanit” u shpreh se këto ndihma kanë ardhur nga njerëz të vullnetit të mirë dhe falënderoi Hoxhë Halil Kastratin i cili po i mobilizon bamirësit që të ndihmohen ata që kanë nevojë.
Ndërkaq ai bënë me dije se në këto pako ushqimore janë nga 25kg miell, vaj, ushqim të ndryshëm por edhe material higjenik.
Basri Aliu, Drejtor për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, falënderoj këtë shoqatën për ndihmën e dhënë për qytetarët në nevojë të kësaj komune.
Përndryshe ndihmat janë dhënë përmes shoqate bamirëse kurse transporti dhe përzgjedhja e përfituesve të këtyre ndihmave është bërë nga Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.