Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti” dega në Gjilan ndihmoi 60 familje me jetim dhe 20 familje nga shoqata e Shurdhmemecëve.
SHHB ” Bereqeti ” dega në Gjilan dhe Këshilli i Bashkësisë Islame ndihmuan 60 familje me jetim në prag të fetës së Kurban Bajramit, ka bërë me dije, Agim Hyseni, koordinator i kësaj shoqate.
Këto pako ushqimore përbënin gjërat më elementare për sofrën e Bajramit duke ia shtuar kësaj pakoje edhe një thes miell dhe pije freskuese. Këto pako ishin donacion i organizatës prodhuese “FLUIDI” në Gjilan.
Gjithashtu janë ndihmuar edhe 20 familje të tjera, të regjistruar në Shoqatën e Shurdhmemecëve në Gjilan.
Vlen të theksohet se familjet me jetim u ndihmuan edhe me nga një dhuratë modeste për festën e bajramit (20€) të cilat ishin te ardhura nga bashkatdhetarët tanë nga Zvicra Arlind Isufi, Adem Selmani, Hyrije Rrahmani dhe Selver Ibrahimi nga Norvegjia, ka bërë me dije Agim Hyseni, koordinator i “Bereqetit”. /2LONLINE.com/