DYLON

Kryetari i KBI-së në Gjilan vizitoi Spitalin Regjional të Gjilanit për Kurban Bajram

Kryetari i KBI-së në Gjilan vizitoi Spitalin Regjional të Gjilanit për Kurban Bajram
Avatar photo Redaksia

Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan zakonisht pret mysafirë të cilët e vizitojnë KBI-në me rastin e festave fetare. Kësaj radhe për shkak të masave të ndërmarra nga Kryesia e BIK për të parandaluar përhapjen e virusit covid-19, ku janë pezulluar të gjitha aktivitetet fetare e edhe pritja e mysafirëve, kryetari I KBI-së Naim ef. Aliu ka bërë vetëm një vizitë.

Edhe atë në Spitalin Regjional të Gjilanit, për t’i uruar punëtorët shëndetësor për festën e bajramit dhe njëherësh për t’i përgëzuar ata për punën e palodhshme që po bëjnë për ruajtjen e shëndetit tonë.

Kryetari Aliu ndër të tjera tha se ”Kurban Bajrami është festë e cila na përkujton sakrificën e njërit për tjetrin, e kjo sakrificë vije në shprehje mu në këto ditë, kur ju po sakrifikoni shëndetin tuaj për të ruajtur shëndetin tonë”.

EkoHigjiena

Kjo vizitë e Kryesisë së BIK-ut u vlerësua shumë nga stafi I Spitalit Regjional, prej të cilëve mori fjalën Dr. Ukshin Ismajli, i cili e falënderoi kryetarin për kohën e ndarë dhe respektin e treguar me rastin e kësaj vizite. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.