Shoqata e të Verbërve të Gjilanit është shpalluar kampion në Goalball, në kuadër të Kampionatit Republikan të Kosovës, i cila është mbajtur në Durrës.
Kjo ishte hera e 10-të që Shoqata e të Verbërve të Gjilanit është shpalluar kampion në këtë kompeticion.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili ka mbështetur këtë shoqatë duke ua siguruar transportin, ka uruar ata për këtë sukses të arritur, për të rikonfimuar mbështetjen e vazhdueshme edhe në të ardhmen për këtë dhe shoqatat tjera.
Ndërsa, kryetari i Shoqatës së të Verbërve në Gjilan, Bajram Spahiu, ka shprehur entuziazmin për suksesin e arritur, përderisa ka falënderuar kryetarin Haziri për mbështetjen e vazhdueshme.