Atletët nga Kosova triumfojnë në garën tradicionale “Rahovica 2018”

Atletët nga Kosova triumfojnë në garën tradicionale “Rahovica 2018”

Është mbajtur gara tradicionale e atletikës “Rahovica 2018” me pjesëmarrë nga Kosova, Maqedonia, Shqipëria si dhe vendet nikoqire komuna e Preshevës dhe Bujanocit.

Përveç përfaqësuesve politik lokal në këtë ngjarje sportive ishte i pranishëm edhe kryetari i Federatës së Atletikës së Kosovës, Halil Sylejmani, shkruan Titulli.com.

Në vrapimet e kategorisë së gjatë prej 11000m fitues u shpallën me vendin e parë Ilir Rudhani-Kamenicë, vendi i dytë Tirron Mamusha-Gërmia dhe vendi i tretë Valentin Sadiku nga Mitrovica.

Ndërsa në kategorinë e vrapimit të femrave prej 5000m fitues u shpallën me vendin e parë Qëndresa Ramadani, vendi i dytë Gentiana Peci dhe Arbnora Berisha në vendin e tretë.

Garat u zhvilluan në kategoritë për nxënësit nga klasa 3-8 e shkollës fillore deri në 800m, për meshkuj nga 15-18 vjeç 1500m, për femra 5000m dhe gara më e gjatë 11000m për të dy gjinitë.

Gjatë aktivitetit sportiv të atletikës të mbajtur në fshatin Rahovicë të komunës së Preshevës ishin edhe ekipet mjekësore dhe organizatorët nga bashkësia lokale kanë falënderuar të gjithë kontribuesit të kësaj gare.

Burimi: Titulli.com

KOMENTE