Shoqata e Shurdhmemecëve falënderon Këshillin e Bashkësisë Islame (KBI), në Gjilan, përkatësisht Shoqatën Bereqeti për ndihmën e ofruar me pako ushqimore, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Faredin Sejdiu, në emër të Shoqatës së Shurdhmemecëve në Gjilan tha se dëshiron ta falënderojë Shoqatën Bamirëse “Bereqeti” e cila ka bërë dhurimin e 24 pakove ushqimore e të cilat i kanë shpërndarë te familjet më nevojtare.
“U jam mirënjohës dhe shumë falënderues për ndihmën e ofruar. Uroj të kenë shëndet e gjithë të mirat”, ka thënë Sejdiu. /2LONLINE/