/2L ONLINE/ – Shoqata e Miqësisë Franko-Shqiptare dhe Kolegji Universum, kanë nënshkruar njw memorandum bashkëpunimi , për projektet e përbashkëta. Tahir Shabani, kryetar i shoqatës së Miqësisë Franko-Shqiptare ka thënë se në bazë të këtij memorandumi këto dy institucione janë pajtuar në krijimin e hapësirave për bashkëpunim në shkëmbimin kulturor dhe akademik.
“Qëllimi i këtij memorandum është të krijoj hapësira për bashkëpunim në fushat e shkëmbimit kulturor dhe akademik, duke Ju mundësuar kështu studentëve dhe studiuesve nga Kosova të përfitojnë nga programet e ndryshme të universiteteve franceze dhe zvicerane, si dhe ofrimin e mundësisë për studiues nga këto shtete të ligjërojnë në Universum dhe në këtë mënyrë, të njohin shumë më afër Kosovën” , ka thënë Shabani.
Ai ka theksuar se Shoqata e Miqësisë Franko-Shqiptare në fushë veprimtarinë e vet ka për qëllim promovimin e vlerave kulturore arsimore të popullit shqiptar në vendet frankofone dhe në këtë drejtim intensifikuar aktivitetet që të krijoj sa më shumë hapësira për studentet shqiptar që ata të kenë mundësi studimi në vendet frankofone. Gjithashtu kjo shoqatë angazhohet që përvojat e vendeve perëndimore ti promovoj edhe në Universitetet dhe Kolegjet këtu në Kosovë. /2L ONLINE/