Në një konferencë festive sot Shoqata e Grave të Policisë e Kosovës shënoi 10 vjetorin e themelimit, ku moren pjesë ambasadori i SHBA-së z. Hovenier, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës kolonel Gazmend Hoxha, përfaqësues nga OSBE-së, Eulex, IPK, FSK, Dogana, Shërbimi Korrektues, përfaqësues nga Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia si dhe zyrtare policore/ anëtare të SHGPK-së.
Në këtë konferencë nga të gjithë folësit u potencua kontributi i çmuar që gratë japin si pjesë e Policisë së Kosovës si dhe u shpalos rrugëtimi i SHGPK-së për këto 10 vite.
Shoqata e Grave në Policinë e Kosovës u krijua me vizionin për të promovuar barazinë gjinore dhe për të fuqizuar gratë në zbatim të ligjit dhe vazhdon të mbetet e përkushtuar në përmbushjen e misionit të saj dhe përkrahjes së grave në Policinë e Kosovës.
Shoqata është falenderuese për partnerët e përhershëm si Ambasadën Amerikane, Misionin e OSBE-së, UNWOMEN që bashkëpunuan dhe përkrahën SHGPK-në gjatë rrugëtimit të saj 10 vjeçar, partneritet që do të vazhdoj edhe më tutje.
Gjatë konferncës poashtu nga INL dhe SHGPK u ndanë mirenjohje për kontributin e dhënë në krijimin dhe përkrahjen e shoqatës gjatë këtyre 10 viteve, thuhet në njoftimin e Shoqatës së Grave të Policisë së Kosovës. /2LONLINE/