DYLON

Komuna e Kamenicës bëhet me urolog

Komuna e Kamenicës bëhet me urolog
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka njoftuar se tani qytetarët kontrollet bazike urologjike do të kenë mundësinë t’i kryejnë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Kamenicë.

I pari i komunës ka thënë se përveç pediatrit, radiologut dhe gjinekologut, nga tani është angazhuar edhe një urolog, i cili do të ndihmoj në kryerjen e kontrolleve bazike urologiike.

EkoHigjiena

I angazhuari është Dr Jashar Jashari.

“A ka ndonjë gjë më të rëndësishme se shëndeti?  Për një kontroll bazike urologjike, tash e shumë vite qytetarët e Kamenicës kanë shpenzuar kohë, energji dhe para.  Jam shumë i lumtur që për vetëm dy vite mandat, kemi arritur që të angazhojmë pediatër, radiolog, gjinekolog, ndërsa tani edhe urolog.  Këto shërbime që kanë munguar për vite të tëra, e sot qytetarëve u ofrohen në Kamenicë, janë dëshmi e përpjekjeve tona për transformim rrënjësor në shërbimet shëndetësore. Punët e mira vazhdojnë, sepse nuk ndalemi”  është shprehur Kryetari Rahimaj. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.