Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së ndau një mirënjohje për kryetarin e Komunës së Vitisë, Sokol Halitin. Ai është nderuar për kontributin dhe përkushtimin e tij të treguar për familjet e dëshmorëve në Viti.
Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së ndau mirënjohje për kryetarin Haliti. Mirënjohja ju është dorëzuar sot personalisht kryetarit Haliti nga Qemajl Rexhepi, kryetar i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së- dega në Viti, dhe atë në koncertin festiv që është mbajtur sot për nder të 17 shkurtit- Ditës së Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
Kryetari i SHFD-së, Rexhepi ndër tjerash tha se këtë mirënjohje më të vërtetë e ka merituar kryetari Haliti pasi që ka treguar përkushtim dhe ka kontribuar për familjet e dëshmorëve në Viti.
E kryetari Haliti tha se kjo mirënjohje për të do ta zë një vend të veçantë pasi që ipët nga një shoqatë familjarët e të cilët bënë çmos për lirinë e këtij vendi.