DYLON

Kryetari Haliti nderoi me mirënjohje mësimdhënës e veteran të arsimit

Kryetari Haliti nderoi me mirënjohje mësimdhënës e veteran të arsimit
Avatar photo Redaksia

Me rastin e 7 Marsit – Ditës së mësuesit, Zyra e kryetarit të komunës së Vitisë, në bashkëpunim me Drejtorinë komunale të Arsimit, u ka ndarë mirënjohje mësimdhënësve veteran të arsimit, punonjësëve të dalluar të arsimit, pronarëve të shtëpive të cilët gjat okupimit i lëshuan ato për shkolla dhe kontributdhënësëve në çështjen e arsimimit, të cilët me përkushtim të madh edukuan breza të shumtë dhe u kujdesën që mësimi të vazhdojë pavarsisht rrethanave.

Me këtë rast, kryetari i komunës Sokol Haliti, u shpreh se puna e palodhshme, sakrifica, përkushtimi për vite të tëra i mësueseve në edukimin e fëmijëve, është fryt i të arriturave në gjitha fushat.

EkoHigjiena

“Prandaj, ne këtë ditë të veçantë që personifikon kontributin e mësueseve tanë, jam shumë i nderuar për të iu uruar por edhe për t’iu ndarë mirënjohje për atë kontribut që keni dhënë”, ka thënë ai. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.