/2L ONLINE/ – Në shenjë falënderimi për angazhimin dhe kontributin që pronarëve të auto taksive të ju ofroj kushte më të mira për punë, shot Shoqata e auto transportuesve “Taxi” në Viti, ka nderuar me mirënjohje kryetarin e komunës Sokol Halitin. Sylejman Azemi në emër të auto-taksive të Vitisë, ka shprehur falënderime kryetarit Haliti për projektet që janë realizuar dhe kanë pasur për qëllim rregullimin e parkingjeve.
“Është bërë një punë e madhe me rregullimin e parkingjeve për taksitë, pasi që dihet se për vite të tëra jemi ballafaquar me problemin e hapësirës. Kryetari Haliti na ka ofruar kushte shumë të mira për të ushtruar veprimtarinë tonë dhe për këtë ne i jemi mirënjohës”, ka theksuar Azemi.
Po ashtu edhe njëri ndër taksistët më të vjetër në Viti Musli Ahmeti, ka shprehur falënderim për këtë që kanë bërë institucionet për auto-taksitë, pasi që kanë pasur nevojë për një mbështetje institucionale. Kryetari i komunës Sokol Haliti, ka theksuar se ai në vazhdimësi ka qenë dhe do mbetet i përkushtuar që të ofroj kushte më të mira si për auto-taksitë, po ashtu edhe bizneset dhe gjitha kategoritë tjera, në mënyrë që të kenë mundësi për ofrim sa më të mirë e cilësor për qytetarët./2L ONLINE/