/2L ONLINE/ – Njësia e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Komunën e Vitisë, është bërë me një automjet të ri për fikjen e zjarrit. Kjo u bë e mundur falë të një donacioni të cilët e ka pranuar kjo njësi nga shoqata “ Diaspora Hilft” me seli në Zvicër. Pos automjetit për fikjen e zjarrit kjo njësi ka pranuar edhe disa mjete përcjellëse të cilat do të mundësojnë që Njësia e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Viti, të mund të ofroj shërbime më të shpejta në rast të fatkeqësive të ndryshme.
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti si dhe Nexhmedin Jakupi, Drejtor për Shërbime Publike dhe Emergjencë kanë vizituar Njësinë e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Viti, për të parë më afër donacionin që ka pranuar ajo nga shoqata “ Diaspora Hilft” ( shqip: Diaspora ndihmon) me seli në Zvicër. Kryetari Haliti dhe Drejtori Jakupi ndër tjerash kanë falënderuar donatorin për ndihmën që ka dhënë për Njësinë e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit, duke potencuar se ky donacion është shumë i nevojshëm për këtë njësi e cila ju del në ndihim qytetarëve në rast fatkeqësie.
Ndërkaq Hetem Jakupi, Komandant i Njësisë së Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Viti, ndër tjerash ka folur edhe për donacionin të cilën e kanë pranuar ata. “ Kemi kënaqësinë që kemi marrë si donacion një kamion nga shoqata “ Diaspora Hilft” dhe në këtë drejtim ka kontribuar Besim Aliu nga komuna e Gjilanit që punon në Zvicër.” U shpreh Jakupi. Ai tha se ky automjet për fikën e zjarrit ka një kapacitet prej 1600 litra ujë si dhe bashkë me ta ka ardhur edhe një rimorkio me të gjitha pajisje përcjellëse.
Komandanti Jakupi bëri me dije se kjo Njësi pos që intervenon në territorin e kësaj komune ajo kryen edhe rregullisht edhe intervenime në komunën e Kllokotit pasi që ata nuk kanë njësi të vetën./2L ONLINE/