Shoqata “Bereqeti” dega në Gjilan e cila vepron në kuadër të Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan, në bashkëpunim me organizatën “Bashkëveprimi”, po vazhdon me shpërndarjen e pakove ushqimore.
“Në prag të Festes së Fiter Bajramit, “bereqeti”, shpërndau 71 pako ushqimore për familjet me jetimë.
Po ashtu dhe 10 pako ushqimore dhe 35 thasë miell për familjet e komunitetit rom”, ka bërë me dije koordinatori, Iljaz ef Mustafa. /2LONLINE/