Drejtoresha e DSHMS-së, Aurorë Osmani Buca, bashkë me Drejtoreshën e QKMF-së, Arbenita Hajdari, panë nga afër punimet në objektin e ri të QKMF-së.
Sipas menaxherit të kontratës të gjitha punimet dhe pozicionet sipas kontratës bazë janë ekzekutuar.
Pas kësaj është lidhur kontratë emergjente, ku nga vërshimet janë shkaktuar dëme në katin përdhesë në bodrum.
Aty pritet vetëm shtrimi i Epoksitit dhe të fillohet me procedura për pranim teknik të objektit. /2LONLINE/