(2LONLINE) – Shoqata e pedagogëve të kulturës fizike në krye me Blerim Sylejmanin organizoi garat komunale në Pingpong për shkollat e mesme të ulëta dhe ato të larta. Garat u zhvilluan në shkollën e mesme Gjimnazi i ri “Zenel Hajdini”në Gjilan, të përcjellura kryesisht nga shkollarë dhe prind të fëmijëve që kishin ardhur për të parë kualitetin e tyre në lojën e Pingpongut.
Sipas Sylejmanit vlen të theksohet se në vitin 2014 ka ngritje në lojën e Pingpongut duke u inkorporuar 16 shkolla fillore që jep me kuptua se qind për qind masiviteti ka arrit shkallën e duhur në krahasim me vitin e kaluar që pjesëmarrëse ishin vetëm 8 shkolla fillore dhe se vendosmëria e pedagogëve të kulturës fizike për zhvillimin e sportit shkollor çdo ditë po shënon profesionalizmin e saj.
Për herë të dytë janë zhvilluar garat komunale në lojën e pingpongut e cila zgjoi një interesim të jashtëzakonshëm për tu marr me sportin në fjalë, ku përafërmi u panë talentët të cilët duhet orientuar në sportin e caktuar.
Garës iu përgjigjen 16 Shkolla fillore:
Sh.M.U.”Vesel Muji” Mihir
Sh.M.U.”Selami Hallaqi” Gjilan
Sh.M.U.”Rexhep Elmazi” Gjilan
Sh.M.U.”Vebi Ibrahimi” Uglar
Sh.M.U.”Agim Ramadani” Zhegër
Sh.M.U.”Ibrahim Uruqi” Bresalc
Sh.M.U.”Nazim Hikmet” Dobërqan
Sh.M.U.”Abaz Ajeti” Gjilan
Sh.M.U.”Lagjja e II-të”Gjilan
Sh.M.U.”Fetah Qerimi” Verbic e Zhegocit
Sh.M.U.”Musa Zajmi”Gjilan
Sh.M.U. ”Lagjja e VIII-të”Gjilan
Sh.M.U.”Zabeli”Gjilan
Sh.M.U.”Skenderbeu”Përlepnic
Sh.M.U.”Abdulla Tahiri”Malishevë
Sh.M.U.”Dëshmorët eKombit”Gjilan
Rezultatet e arritura:
Xhiroja e parë
“Vesel Muji” –“Selami Hallaqi” 0:2
”Rexhep Elmazi”- ”Vebi Ibrahimi” 2:1
”Agim Ramadani”- ”Ibrahim Uruqi” 3:0
”Nazim Hikmet”- ”Abaz Ajeti” 2:1
”Lagjja e II-të”- ”Fetah Qerimi” 2:1
”Musa Zajmi”- ”Lagjja e VIII-të” 1:2
”Zabeli”- ”Skenderbeu” 1:2
”Abdulla Tahiri”- ”Dëshmorët eKombit” 2:1
Xhiroja e dytë
“Selami Hallaqi”- ”Rexhep Elmazi” 1:2
”Agim Ramadani”- ”Nazim Hikmet” 2:1
”Lagjja e II-të”- “Lagjja e VIII-të” 2:1
”Zabeli”- ”Abdullah Tahiri” 1:2
Xhiroja e tretë – Gjysëmfinale
”Rexhep Elmazi”- ”Agim Ramadani” 2:1
”Lagjja e II-të”- ”Abdulla Tahiri” 1:2
Finalja:
”Rexhep Elmazi”- ”Abdulla Tahiri” 1:2
Finalja u zhvillua para një numri të konsiderueshëm shikuesish e cila zgjoi interesim tek dashamirët e pingpongut, Pas një loje shumë të barabartë të dy palëve vlen të përmendet Prof. Bashkim Hyseni i cili i udhëhoqi nxënësit në mënyrë të përkryer duke i motivuar ku në pah erdhi korrektësia dhe fer-play i nxënësve dhe në anën tjetër Prof Rabit Matoshi për sjellje të dinjitetshme duke qenë model i edukatorit.
Më të merituarit për suksesin e arritur të shkollës fillore Sh.M.U” Avdulla Tahiri janë nxënësit ngadhnjmtarë: Rinas Rifati Kl IX/2, Eridon Bajraliu Kl IX/2, Saranda Selmani Kl VIII/3, Festim Ramadani Kl VIII/4, Prof. Bashkim Hyseni dhe Drejtori i shkollës :
“Apeloj që në garat e radhës të inkorporohen të gjitha shkollat sepse loja është mjeti më i mirë i largimit të dukurive negative, dhe në anën tjetër bën afrimin e tyre mes veti me qëllim të socializimit dhe zhvillimit të personalitetit të gjithanshëm e të shëndosh të fëmijëve tanë”, tha Sylejmani.
Shoqata e pedagogëve të kulturës fizike nën udhëheqjen e Sylejmanit i uroj ngadhënjimtarët të cilëve u dëshiroi sukses në garat regjionale që do të mbahen në fund të muajit mars në Gjilan.
“Në fund fare i përshëndes gjithë të pranishmit e në veçanti nxënësit të cilët po i japin ngjyrën dhe tonin e duhur sportit shkollor dhe pedagogët e tyre që morën pjesë në këtë eviniment shumë të rëndësishëm të zhvillimit të rinisë sonë. Kryetarin e Federatës së sportit shkollor prof.Enver Hajredinaj i cili bashkë me bordin e Federatës po japin gjithçka nga vetja me qëllimin të ngritjes dhe masivizimit të sportit shkollor, si dhe shpresojmë që në një të ardhme të afërt projektet tona të gjejnë përkrahjen nga institucionet tona, përkatësisht Drejtorin për Kulturë, Rini e Sport dhe drejtorin e Arsimit për mbështetje në garat e ardhshme sportive”, tha Sylejmani. / 2lonline/