Me rastin e kremtimit të përvjetorit të parë të ditës së Shkollës së Mesme të Lartë Mikse, “Sejdi Kryeziu” në Roganë, drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA) , Agim Shkodra ka uruar të gjithë nxënësit, mësimdhënësit dhe banorët e Roganës dhe fshatrave tjerë.
“Kjo ditë është një festë e madhe për roganasit, sepse ata tani gëzojnë një objekt të ri shkollor me standarde te larta Evropiane, ku fal angazhimit të kryetarit z. Begzad Sinani dhe Unionit Evropian u realizua ky projekt madhështor”, ka thënë Shkodra.
Përndryshe, ja fjala e drejtorit Agim Shkodra, në këtë përvjetor të kësaj shkolle që mbanë emrin e atdhetarit Sejdi Kryeziu.
***
Me lejoni që në emër të kryetarit të Komunës z.Begzad Sinani,në emër të Drejtorisë së Arsimit t’ua urojë ditën e shkollës suaj. E cila mban një emër me domethënie të madhe Sejdi Kryeziu u lind më 15.03.1927 në fshatin Rogaçicë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje dhe shkollën e mesme ekonomike në Mitrovicë, dega e Kontabilitetit.
Punën e mësuesit, të cilën aq shumë e deshi dhe e respektoi, me dëshirë që t’i mësojë dhe edukojë nxënësit tanë sa më mirë e më drejt, e filloi në Karaçevë, më 1951. Një kohë jo të gjatë punoi edhe në shkollat fillore të Shipashnicës së Epërme e atë të Bukurocit të Preshevës.
Në kohën kur bie në burg, dhe dënohet me 10 vjet heqje lirie për shkak të veprimtarisë së tij patriotike, si bashkëpunëtor dhe krahu i djathtë i Heroit të Kosovës, Metush Krasniqi, Mësuesi Sejdë ishte duke punuar në Shkollën fillore të Topanicës,
Prandaj sot kemi dy shkolla ballë për ballë ku po edukohen dhe arsimohen nxënësit tanë në frymën e patriotëve Metush Krasniqi dhe Sejdi Kryeziu.
Shkollë e cila sot po festojmë një vjetorin e e fillimit të punës si vatër arsimore e pa varur e dalur prej dy shkollave të mesme të larta Gjimnazit “Ismail Qemali” dhe SH.M.L.P “Andrea Dursaku” Sot e pavarësuar si Sh.M.L. Mikse e cila sot numëron 452 nxënës,52 punëtorë, 27 paralele dhe radhitet ne 20 shkollat e Komunës sonë me standardet evropiane.
Shkolla e mesme e Lartë Mikse “Sejdi Kryeziu” ka vazhduar të ecën një rruge të sigurt të transformimit, duke iu përshtatur kushteve dhe rrethanave të reja, përkatësisht kërkesave bashkëkohore të zbatimit të arsimit me metoda bashkëkohore të punës, prandaj edhe në këtë vatër të dijes e të kulturës gjërat po lëvizin drejt ngritjes së nivelit të përgatitjes së kuadrit në harmoni me rrethanat e krijuara të kohës.
Në këtë kontekst, duhet të kihet parasysh se mbi 90% e kuadrit arsimor përveç kualifikimit përkatës, kanë kryer edhe kurse e trajnime, duke u pajisur me njohuritë më të reja për metodat e mësimdhënies dhe mësimnxënies.
Të nderuar pjesëmarrës të këtij manifestimi, kam për detyrë që t’ju njoftoj edhe për rezultatet gjithnjë e më të mira që po arrihen në këtë vatër të rëndësishme arsimore për gjeneratat e reja të komunës sonë dhe, kemi arsye të krenohemi, veçanërisht kur krahasohemi me shkollat e tjera të Kosovës si për rregull e disiplinë, ashtu edhe për procesin arsimor.
Kemi arsye të krenohemi, sepse kemi një gjeneratë të mrekullueshme, të pastër e të shëndoshë, që po premton shumë. Pjesa më e madhe e nxënësve të këtij gjimnazi e dinë dhe e kuptojnë qartë mesazhin që u është drejtuar, prandaj e them me krenari se kemi arsye të mburremi.