DYLON

Molliqaj: Në sondazhet e reja Vetëvendosje është subjekti i parë në Kosovë

Dardan Molliqaj
Avatar photo Redaksia

Lëvizja Vetëvendosje në tre vitet e fundit ka pasur rritje të vazhdueshme. Kjo është vërejtur edhe nga angazhimi në terren, por edhe nga matjet përmes sondazheve të opinionit publik, të bëra nga kompani vendore e ndërkombëtare. Një sondazh i tillë në lidhje me zgjedhjet qendrore të mundshme, i realizuar në javët e para të marsit, u prezantua sot nga Sekretari Organizativ, Dardan Molliqaj.

Fillimisht, Molliqaj foli mbi metodologjinë e hulumtimit dhe demografinë e të anketuarve të cilat flasin për një sondazh mjaft kredibil, për të kaluar më pas tek rezultatet, të cilat e nxjerrin Lëvizjen Vetëvendosje në vend të parë me 20.8%, duke lënë prapa PDK-në me 18,4% dhe LDK-në me 16.4%. Duke hequr ata që kanë refuzuar të përgjigjen se cilën parti do ta votonin, diferenca mes nesh dhe partive tjera thellohet, me ç’rast Lëvizja Vetëvendosje merr 26%, PDK 23%, kurse LDK vetëm 20.4%.

Ajo që vlen të theksohet nga ky sondazh është fakti që Lëvizja Vetëvendosje është partia e parë si zgjedhje e dytë nga votuesit potencial me 13.6%. Nga ky sondazh vërehet po ashtu se Lëvizja Vetëvendosje është subjekti që ruan më së shumti votën, dhe atë në përqindje prej 92.7%, si dhe nga lëvizjet e votuesve më së shumti votues vijnë nga dy partitë e koalicionit qeveritar, 9.1% nga LDK dhe 8.2% nga PDK. Ndërkaq, personat që nuk kanë votuar në zgjedhjet e 2014-së, ku hyjnë edhe votuesit e rinj, në zgjedhjet e ardhshme kanë deklaruar se do ta votonin Lëvizjen Vetëvendosje në përqindje prej 24.1%, që është shifër jashtëzakonisht e lartë krahasuar me gjitha subjektet tjera, thotë Molliqaj.

EkoHigjiena

Gjendja në të cilën është katandisur vendi dhe zhvillimet e fundit politike po e bëjnë çdo herë e më të ditur se angazhimi dhe kritika e Lëvizjes Vetëvendosje ka qenë dhe është në vijën e duhur, dhe rrjedhimisht, konfirmohet si subjekti politik i cili mund ta bëjë ndryshimin që i duhet Kosovës. Ne do të vazhdojmë angazhimin në terren, punën dhe organizimin për fuqizimin e organizatës, do të vazhdojmë komunikimin e rregullt me gjithë qytetarët, dhe besojmë se e gjithë kjo do ta mundësojë fitoren tonë në zgjedhjet e ardhshme, thotë Molliqaj.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.