Shoqata e Matematikanëve të Kosovës (SHMK), më 09.03.2019 në Prishtinë, shpalli solemnisht rezultatet zyrtare të Olimpiadës së XI Matematike të Kosovës – OMK 2019, të mbajtur më 02/03/2019 në Gjimnazin Matematikor në Prishtinë. Matematikanët e rinj gjilanas vazhdojnë me suksese përsëri.
Shkruan: Festim Shkodra
Më 09.03.2019 në sallën solemne të FSHMN-së në Prishtinë,. Dr.sc. Armend Shabani – kryetar i Shoqatës së Matematikanëve të Kosovës (SHMK), shpalli solemnisht rezultatet zyrtare të Olimpiadës së XI Matematike të Kosovës – OMK 2019, të mbajtur më 02.03.2019 në Gjimnazin e Specializuar Matematikor në Prishtinë. Edhe sivjet organizimin e kësaj olimpiade e mbështeti materialisht Instituti “ATOMI” në Prishtinë. Ky institut i siguroi edhe shpërblimet për garuesit fitues, si dhe do të bëj përkrahjen me trajnime përkatëse për më të suksesshmit e kësaj gare, e më pas të ekipit të përzgjedhur të Kosovës për pjesëmarrje në IMO 2019 në Mbretërinë e Bashkuar..
Matematikanët e rinj gjilanas vazhduan traditën e sukseseve edhe në këtë olimpiadë. Kuptohet, këtu duke i përfshirë edhe nxënësit gjilanas që pikënisjen e sukseseve dhe përgatitjes së tyre matematike e kanë nga shkollat fillore dhe të mesme të Komunës së Gjilanit si dhe olimpiadat matematike të organizuara me standarde tejet të larta në Komunën e Gjilanit si dhe ato në nivel shtetëror dhe gjithëkombëtar, por edhe nga përkrahja e familjes dhe plotësimi i njohurive të tyre jashtëshkollore me instruktorë të ndryshëm. Ndërsa tani këta nxënës po vazhdojnë me sukses të lartë shkollimin në Gjimnazin e Specializuar Matematikor në Prishtinë si dhe në Kolegjin ,,Mehmet Akif” në Lipjan.
Kështu nga gjithsejt 13 vende të para në OMK 2019, gjilanasit zunë 6 vende, ndërsa nga gjithsejt 24 garues të kualifikuar për të vazhduar më tej garën për përzgjedhjen e reprezentacionit shtetëror të Kosovës, janë gjithsejt 10 gjilanas prej të kualifikuarve për TST.
Posaçërisht vlen të përmendet për suksesin e treguar gjilanasi FLORIAN SHABANI që zuri vendin e parë në klasën e X.
Këtë herë nga ekipi zyrtar i Komunës së Gjilanit, sukses më të madh në OMK 2019 treguan nxënësit e klasës së XII ku nxënësi DRILON MORINA (Gjimnazi Natyror ,,Xhavit Ahmeti” – Gjilan) zuri vendin e IV. si dhe nxënësit e klasës IX ku nxënësja YLLKË JASHARI (SHMU ,,Thimi Mitko” – Gjilan) zuri vendin e pestë. Ndërsa për suksesin e treguar vlen të përmendet edhe nxënësi i klasës së VIII LUM JERLIU (SHMU ,,Thimi Mitko” – Gjilan), që mori pjesë në gara në kuadër të nxënësve të klasës së IX, ku zuri vendin e gjashtë.
Pos këtyre nxënësve, gjilanasit tjerë që arritën sukses në OMK 2019 janë: FLORIAN SHABANI që zuri vendin e parë te klasa e X, ERA SYLA vendi i dytë te klasa e X, EDON RAMADANI vendi i tretë te klasa e X, LEART AJVAZAJ vendi i dytë te klasa e XII, VIOL GUDA vendi i tretë te klasa e IX dhe BARDH OSMANI që zuri vendi i tretë te klasa e XI.
Nxënësit tjerë gjilanas, që u kualifikuan për të vazhduar garën më tej deri në përzgjedhjen e ekipit 6 anëtarësh të Kosovës për pjesëmarrje në Olimpiadën Botërore të Matematikës IMO 2019 që mbahet më 11-22.07.2019 në Mbretërinë e Bashkuar (United Kingdom) janë : ANDI SEJDIU që zuri vendin e pestë në klasën e XI dhe VIKTOR AHMETI që zuri vendin e pestë në klasën e XII.
TST 2019 – Testi Seleksionues për përzgjedhjen e ekipit shtetëror të Kosovës, për pjesëmarrje në IMO 2019, do të mbahet më 16.03.2019 në lokalet e FSHMN-së në Prishtinë me fillim në ora 10.00.
Ju dëshirojmë suksese të gjithë këtyre gjilanasve dhe matematikanëve tjerë të rinj që do të marrin pjesë në TST !
LISTA E GJILANASVE QË DO TË VAZHDOJNË GARËN PËR PËRZGJEDHJEN E EKIPIT TË KOSOVËS, PËR PJESËMARRJE NË IMO 2018, NË MBRETËRINË E BASHKUAR
Klasa IX,
VIOL GUDA , vendi i tretë
YLLKË JASHARI, vendi i pestë
Klasa X
FLORIAN SHABANI , vendi i parë
ERA SYLA , vendi i dytë
EDON RAMADANI , vendi i tretë
Klasa XI
BARDH OSMANI, vendi i tretë
ANDI SEJDIU, vendi i pestë
Klasa XII
LEART AJVAZAJ, vendi i dytë
DRILON MORINA, vendi i katërt
VIKTOR AHMETI, vendi i pestë