Midis rreshtave dhe shkronjave mbase mund të zbuloni disa të dhëna për personalitetin tuaj. Sigurisht se neve parapëlqejmë ti dim anët tona të forta, por edhe ato prej të cilave duam të mësojmë për veten tonë. Arti vizual i të shkruarit ndryshe i njohur edhe si kaligrafri qudit artistët, shkrimtarët dhe lexuesit për format e bukura të lidhura ngushtë me gjeometri.
Është e mahnitshme se sa shumë mund të thotë shkrimi dorës për ju. Ashtu si gjuha e trupit dhe shkrimi i dorës “flet” për karakterin tuaj.
Lexoni disa nga tiparet më dominuese të kaligrafisë që përcaktojnë personalitetin tuaj:
- Kur analizohen dorëshkrimet, madhësia ka rëndësi. Nëse ju shkruani me shkronja të mëdha, jeni një person mjaft i shoqërueshëm dhe miqësor. Nëse ju shkruani me shkronja të vogla ka të ngjarë të jeni një person i mbyllur. Ju jeni të fokusuar, të kujdesshëm, dhe të turpshëm.
- Hapësira e madhe midis fjalëve tregon se ju keni probleme me besimin. Jeni të prirur drejt vetmisë dhe shmangni kontaktin me njerëzit e tjerë. Hapësira mesatare tregon se ju ndiheni rehat me të tjerët. Nëse shkruani shumë ngushtë, ju mund të jeni të paqëndrueshëm dhe me vetbesim të ulët, shkruan Living.
- Nëse shkrimi juaj është i drejtë, ju jeni një person praktik dhe i balancuar. Keni kontroll mbi emocionet tuaja dhe situatat rreth jush. Nëse shkrimi juaj anon në të djathtë jeni i hapur ndaj çdo përjvoje në jetën tuaj dhe jeni guximtarë. Në qoftë se ju i anoni shkronjat në të majtë jeni një njeri i kujdesshëm, por i turpshëm. Ju nuk pëlqeni të jeni në qendër të vëmendjes, por keni aftësi shumë të mira menaxhuese.
- Shkrimi i fortë në letër flet për forcën tuaj, vetrespektin dhe vetbesimin e lartë që ju karakterizon. Në qoftë se presioni është i butë, ju jeni të ndjeshëm. Ju gjithmonë jeni në dyshim dhe keni vështirësi në marrjen e vendimeve.