DYLON

Haziri: Grafitet janë raste të izoluara, nuk e prishin tolerancën ndëretnike dhe ndërfetare

Haziri: Grafitet janë raste të izoluara, nuk e prishin tolerancën ndëretnike dhe ndërfetare
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka reaguar kundër disa grafiteve që janë shkruar nëpër mure me përmbajtje kërcënuese për komunitetin serbë, të cilat i ka cilësuar si raste të izoluara. “Grafitet janë raste të izoluara, nuk e prishin tolerancën ndëretnike dhe ndërfetare”, ka thënë ai.

Komuna e Gjilanit i cilëson të papranueshme këto grafite dhe si raste të izoluara. Këto grafite në anjë mënyrë nuk e prishin tolerancën e shkëlqyeshme ndëretnike dhe ndërfetare që mbizotëron në Gjilan. Komuna e Gjilanit nga shumë organizata të fuqishme botërore është marrë shembull për kultivimin e dialogut dhe tolerances ndëretnike dhe ndërfetare. E falënderoj Policinë e Kosovës për efikasitet dhe zbatim të ligjit”, thuhet në reagimin e kryetarit të Gjilanit.​

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.