Projektet “Naçertania”dhe “Megali Idea” serbe dhe greke, kishin filluar gjatë viteve 40-ta “kinse” nuk e kishin përfunduar bashkimin kombëtar të territoreve të pushtuara nga Perandorinë Osmane, në fakt ishin për okupimin e territoreve shqiptare që në atë kohë gjendeshin nën okupimin osman.
Shkruan: Sami ARIFI
-Projektet serbe filluan zbatimin në territoret shqiptare, ndaj shqiptarëve, që nga Kriza Lindore, Luftërat Ballkanike, Lufta e Parë Botërore, Lufta e Dytë Botërore gjerë më tani, përmes zhdukjes fizike të tyre, terrorit, asimilimit përmes shkombtarizimit me metodat më të ndryshme ndaj shqiptarëve.
– Sipas shkencëtarit francez Ami Bue (Ami Boue) (10) në vitin 1838, popullata e Serbisë ka qenë më e vogël se 900.000 (nëntëqind mijë) banorë, kurse shqiptarët numëroheshin më tepër se 1.600.000 (një milion e gjashtëqind mijë). Atëherë shqiptarët kanë qenë numerikisht dy herë më shumë se serbët dhe më shumë se grekët. Bue ishte një botanist i shquar dhe njëri prej themeluesve të Shoqatës së Gjeologëve Francez. Të dhënat dëshmojnë se, kur Shqipëria shpalli pavarësinë kishte 700.000 banorë, ndërsa nga gjenocidi serbo-malazezë e grek u zhdukën fizikisht në format më barbare më se 500.000 (gjysmë milioni) shqiptarë.
Sipas shkencëtarit francez Ami Bue (Ami Boue) në vitin 1838, popullata e Serbisë ka qenë më e vogël se 900.000 banorë, ndërsa shqiptarët numëroheshin më tepër se 1.600.000. Pra, shqiptarët ishin numerikisht gati dy herë më shumë se serbë dhe më shumë se grekë.
-Shqiptarët ortodoksë pothuaj se, përmes këtyre projekteve të ish-pushteteve jugosllave përmes të ashtuquajturës “Kisha Nacionale Ortodokse Serbe” u asimiluan që të gjithë.
-Ndërsa sot në Maqedoninë e Veriut edhe se është një numër jo i madh i shqiptarëve ortodoksë që nuk e dijnë gjuhën shqipe ndihen se kanë prejardhjen nga ilirët dhe ndjehen si shqiptarë, por, nuk kanë guximin të deklarohen të tillë.
-Në Maqedoninë e Veriut, është fjala te një numër mjaft i madh i shqiptarëve që ndërruan gjuhën në ish-federatën jugosllave d.m.th kohë jo aq të largët dhe u shkruan nga presioni si goran apo mysliman maqedonas, ata tani kërkojnë t’iu kthehen rrënjëve të tyre, thjeshtë të bëhen investime për hapjen e shkollave shqipe dhe të flasin prapë në gjuhën e gjyshërve të tyre, që gjerë më tani nga presioni i pushtetit maqedonas fëmijët e tyre kishin mësuar në gjuhën maqedonase.
-Rasti i njëjtë është sot me Pazarin e Ri, i cili pjesërisht shtrihet në Republikën e Serbisë dhe pjesërisht në atë të Malit të Zi, po t’iu bëhet një investim për shkollimin e fëmijëve në gjuhën shqipe, meqë ende ndjehen si popullatë nga gjyshërit shqiptarë, së shpejti ata prapë do t’i kthehen të folurit shqip.
-Urojmë që dy akademitë: të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, që gjerë më tani ishin në gjumin dimëror, të sjellin projekte për të penguar edhe më asimilimin e popullatës shqiptare në ish-republikat jugosllave.
Urojmë gjithashtu dy qeveritë: të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës të bëjnë investim në këtë fushë në mënyrë që të shpëtohet, edhe pse me vonesë, nga shkombtarizimi i shqiptarëve në ish-republikat jugosllave, Serbia nuk po ndalon me investime për kolonizim e territorit të Republikës së Kosovës në Mitrovicën e Veriut… /2LONLINE.com/