DYLON

FC Drita më në fund e gjen qysh duhet portën e kundërshtarit!

FC Drita më në fund e gjen qysh duhet portën e kundërshtarit!
Avatar photo Redaksia

Në stadiumin e qyteti në Gjilan, është zhvilluar ndeshja e fundit e javës së 16-të, të BKT Superligës së Kosovës në futboll, në mes të Dritës dhe Dukagjinit, të cilën e kanë fituar vendësit me rezultat 4 me 0.

Për herë të parë, në këto 16-të xhiro,  FC Drita ka shënuar katër herë në portën e kundërshtarit, brenda një 90 minutëshi. Golat për fitoren e Dritës i shënuan: Arbnor Muja (9’ dhe 61’), Ilir Blakçori (84’) dhe Ardit Tahiri (90).

EkoHigjiena

FC Drita në këto 16 javë të kampionatit kosovar të futbollit, ka fituar 8 herë, ka barazuar 4 herë dhe ka humbur 4 herë të tjera. Aktualisht mbanë pozitën e 3-të në tabelë me 28 pikë, 2 më pak se lideri, Ballkani dhe 1 më pak se rivali lokal, Gjilani.

Nëse i shohim statistikat e gol dallimit, shihet se Drita, tani për tani ka repartin më të mirë mbrojtës,  sepse ka pranuar vetëm 10 gola. Ndërsa hiq këto 4 golat e fundit, me repartin sulmues, Drita nuk mund të ishte e kënaqur, pasi me pak se ajo kishin shënuar vetëm 3 skuadra të pjesës së fundme të tabelës. Me këto 4 golat e fundit, FC Drita tani ka përmirësuar gol dallimin, pasi ka 18 gola të shënuar, më pak se 5 skuadra e më shumë se 4 të tjera, transmeton Portali 2LONLINE.com.

Se a ka qenë FC Drita në krizë të golit, mund ta shohim edhe nga këto statistika, ku nga 16 javët e deritanishme vetëm në një fitore tjetër ka shënuar 3 gola. Ndërsa vlen të përmendet se në 4 barazime që i ka, 3 prej tyre i ka me rezultat të bardhë, ndërsa edhe në 3 prej 4 humbjeve, nuk kishte shënuar gol. Ndërsa kur jemi te fitoret, nga 8 fitore, 3 prej tyre i ka me rezultat minimal (1-0).

A është rezultati i sotëm ndaja Dukaginit (4-0) një paralajmërim se FC Drita  po e kalon “krizën e golit’, apo ndeshja e sotme është “fat i sulmuesit” kundër skuadrës së parafundit në tabelë, e që në këtë takim luajti edhe me një lojtar më pak në fushë (Merlaku u ndëshkua me të kuq në fund të pjesës së parë),  mbetet të shihet në javën e 17-të, kur FC Drita do të ballafaqohet me Prishtinën, apo ndoshta edhe në ndeshjen paraprake për Kupën e Kosovës, pasi të enjten më 02 dhjetor Drita ballafaqohet me Drenasin, transmeton 2LONLINE.com.

Gjithsesi, vlen të përmendet edhe se, njëri ndër lojtarët kryesor të Dritës, Arbnor Muja, i cili u kthye pas një lëndimi, me të cilin u përball më shumë se dy muaj, e që e kishte lënë jashtë fushës për disa lojë, përveç që u rikthye, ai edhe shënoi dy herë në ndeshjen e sotme ndaj Dukagjinit. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.