Autoritetet komunale të Komunës së Vitisë kanë bërë me dije se shkollës në fshatin Binqë i janë thyer xhamat, për çka edhe kanë reaguar.
Këtë akt të shëmtuar mbi institucionin shkollor, që konsiderohet edhe si shembull i bashkëpunimit ndëretnik, ku mësimet i ndjekin bashkërisht nxënësit shqiptar e serb, e kanë dënuar Institucionet komunale dhe Drejtoria për Arsim në Viti.
“Aktet e tilla të shëmtuara, nuk i kontribuojnë mirëqenies qytetare dhe dëmtojnë proceset e gjithmbarshme. Si të tilla janë të papranueshme e të patolerueshme. Andaj kërkojnë nga organet e rendit që sa më parë, personat e përfshirë në këtë akt, të përballen me drejtësinë”, thuhet në reagim. /2LONLINE.com/