Në anën e kujt u rreshtua Gjykata Kushtetuese!?

Në anën e kujt u rreshtua Gjykata Kushtetuese!?

Po e nisi shkrimin e sotëm me deklaratën e Albin Kurtit (në fund të muajt Maj të këtij viti) pas vendimit të kushtetueses për legjitimitetin e shkarkimit të ‘Qeverisë Kurti’ dhe formimit të qeverisë së re; “Fatkeqësisht, Gjykata Kushtetuese u rreshtua me kapësit e shtetit. Ajo foli për veten, më parë e më shumë sesa për çështjen që trajtoi. Ajo e vulosi veten, ajo e zhvlerësoi veten,…ne njëmend nuk kemi pasur shpresa të mëdha për vendimin e Gjykatës Kushtetuese, mirëpo, ky vendim është përtej imagjinatës e nën çdo nivel (logjik e juridik). Si i padrejtë, ai është i papranueshëm” (përfundon citati).

Shkruan: Florim Zeqa

Kontestimi i Gjykatës Kushtetuese për jo profesionalizëm dhe anshmëri si dhe kërkesa drejtuar Komisionit të Venedikut (Commissione di Venezia) lidhur me kompetencat e Presidentit të Kosovës sa i përket mandatarit dhe shpërndarjes së Kuvendit pas mocionit të suksesshëm të mos-besimit, ishte shprehje e mosbesimit të Albin Kurtit ndaj Gjykatës Kushtetuese dhe institucioneve të shtetit në përgjithësi!

Pas kësaj deklarate, në shkrimin tim autorial të datës 31.05.2020 me titull; “Gardianët e mbrojtën Kushtetutën e jo Albinin e Hashimin!”, i pata tërhjek vërejtjen Albinit ; “kujdes mos i lagni qershitë, do të keni përseri nevojë edhe në të ardhmën për ndihmën e gardianëve të kushtetueses”! Fati e deshi të ndodhë pikërisht ashtu siq e kisha parashikuar, Albin Kurti me ndihmën e kushtetueses e rrëzoi ‘Qeverinë Hoti’, por deri në këto momente kur po i shkruaj këta rreshta, nuk ndodhi akti falenderues nga ana e tij për Gjykatën Kushtetuese!

Të menduarit logjik e parashtron pyetjen logjike, përderisa LVV-ja dhe Albin Kurti nuk kanë pasur besim në Gjykatën Kushtetuese, pse i kanë dërguar ankesat e tyre në këtë gjykatë!?

Si do që të jetë, Albin Kurti duhet t’i jetë falenderues dhe mirënjohes, respektues dhe pranues i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese edhe atëherë kur ato nuk janë në favorin e tij!

Albin Kurti duhet t’i nxjerrë mësimet e duhura nga gabimet në qeverisjen e shkurtër, në radhë të parë, sesi duhet përzgjedhur, ruajtur dhe respektuar partnerin qeverisës, për arsye edhe pas këtyre zgjedhjeve Albin Kurti do të ketë nevojë për partner të fortë qeverisës në koalicion para dhe pas zgjedhor, për shkak se në rrethanat e krijuara në Kosovë, do të jetë e pamundur, që një subjekt i vetëm politik t’i fitoj mbi 51 % të votave.

Zgjedhjet janë demokratik i cili i jep mundësinë popullit që përmes zgjedhjeve të lira të zgjedhë pushtetin dhe qeverisjen që e dëshiron. Këtë të drejtë populli e realizon një herë në 4 vjet, duke dërguar në parlament përfaqësuesit e tij legjitim e jo për çdo 2 vjet apo çdo 6 muaj siq po ndodhë në Kosovën e paradokseve të orkestruara.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme nuk do të sjellin ndryshim të madhë

Në mungesë të një alternative të re politike, zgjidhja më e mirë për qytetarët do të ishte bojkotimi total i këtyre zgjedhjeve, për shkak se çdo vazhdimësi dhe çdo ditë e klasës së korruptuar dhe kriminalizuar politike do të thotë një ditë më pak për qytetarët e varfër dhe të nëpërkëmbur të Republikës së Kosovës, të cilët më me dëshirë e presin përmbysjen e botës sesa vazhdimin e jetës me këtë klasë kusarësh politikë.

Këto zgjedhje jashtëzakonshme (në afatin e shkurtër kohor) nuk do ta sjellin ndonjë ndryshim të madhë, do ta kemi përafërsisht të njëjtin rezultat zgjedhor, me plus-minus 5 për qind të votave të elektoratit për subjektet aktuale e jo më shumë dhe as më pak se kaq.

Sikurse që me këto parti politike të konsumuara dhe të pareformuara, asnjëherë nuk do të vjen ndryshimi në vendin tonë, ndryshimi politik nuk do të vjen as përmes vendimeve të gjykatave dhe as ndërhyrjeve arbitrare nga jashtë, por vetëm përmes vetëdijësimit të elektoratit kosovar.

Vetëm ardhja në pushtet e një klase të re dhe të përgjegjshme politike, me figura të reja e jo të ricikluara, do të bëhet kthesa e madhe dhe do të krijohen kushtet për zhvillim ekonomik dhe mirëqenje qytetare.

Në fund të këtij shkrimi e kam një pyetje kortezie për liderin e LVV-së, nëse shtatë muaj më parë, Gjykata Kushtetuese, sipas Kurtit na paska qenë e rreshtuar pas kapësve të shtetit, kësaj radhe pas kujt u rreshtua ajo dhe pse!?

Ky artikull nuk pasqyron qëndrim editorial të redaksisë! Për më tepër, ju lutem lexoni kushtet e përdorimit.

KOMENTE