Në kuadër të bashkëpunimit të Komunës së Vitisë, konkretisht të kryetarit Sokol Haliti me Organizatën “Let”s do it Kosova“, sot janë shpërndarë 50 shporta të mbeturinave dhe atë për 10 shkollat e kësaj komune.
Fatbardha Emini, drejtoreshë për Arsim në Viti, bënë me dije se në shkollat të cilat i kanë pranuar shportat e mbeturinave janë zhvilluar edhe trajnime me nxënës në fushën e edukimit mjedisor.
Ajo shtoi së shpejti edhe 10 shkolla të tjera të kësaj komune do të pajisen me shporta të mbeturinave.
Përndryshe në pranim dorëzimin e këtyre shportave i pranishëm ishte edhe Besnik Shabiu nga Organizata “Let”s do it Kosova“.