Shtatë shkolla fillore të mesme të ulëta të komunës së Vitisë, janë pajisur sot nga komuna, përkatësisht Drejtoria e Arsimit, me gjashtëdhjetë kompjuterë.
Poashtu tetë psikolog të shkollave e një drejtor janë pajisur me nga një laptop.
Me këtë rast, kryetari i komunës Sokol Haliti, u shpreh se investimet e institucioneve komunale po vazhdojnë të mbështesin të gjithë sektorët, e në këtë rast shkollat e komunës së Vitisë, me qëllimin më të mirë që mësimdhënësit dhe psikologët ta kenë punën më të lehtë dhe nxënësit të kenë rezultate më të mira dhe shkollim cilësor.
Përndryshe përfituese të këtij investimi komunal janë: Shkolla fillore e mesme e ulët “Hysen Tërpeza”, në Tërpezë; “Dëshmorët e Vitisë”, Viti; “Ahmet Hajdari”, Beguncë; “Kenan Halimi”, Skifteraj; “Bafti Haxhiu”, Viti; “Njazi Rexhepi”, Sllatinë; “Dëshmorët e Lubishtës”, Lubishtë si dhe tetë psikologë të shkollave dhe drejtori i shkollës “Jonuz Zejnullahu”, me nga një laptop. /2LONLINE/