DYLON

Biblioteka e Gjilanit pasurohet me botime të reja shkencore

Biblioteka e Gjilanit pasurohet me botime të reja shkencore
Avatar photo Redaksia

Të premten në Bibliotekën e Qytetit “Fan S. Noli”, në Gjilan, Instituti Albanologjik i Prishtinës- dega e gjuhësisë ka promovuar dy botimet e reja shkencore “Gjurmime albanologjike” dhe “Gjuha shqipe”.

Po ashtu, ky Instituti solli edhe 150 botime shkencore për bibliotekën e qytetit duke e pasuruar atë për studentët që e frekuentojnë atë.

EkoHigjiena

“Ne falënderojmë Institutin për kontributin në bibliotekë duke vazhduar së bashku në bashkëpunime tjera e aktivitete shkencore”, thuhet në njoftimin e  Bibliotekë së Qytetit “Fan S Noli” Gjilan.

Edhe, kreu i komunës së Gjilanit Alban Hyseni, ka njoftuar për këtë ngjarje duke shpërndarë foto nga ky aktivitet dhe duke vlerësuar dhe flaenderuar Institutin  për pasurimin e Bibliotekës së Qytetit me 150 libra të rinj shkencorë dhe promovimi i revistave më të rëndësishme shkencore në Republikën e Kosovës – “Gjurmime albanologjike” dhe “Gjuha shqipe” nga Instituti Albanologjik – Prishtinë.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.