Në mbledhjen e rregullt të Komitetit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim që u mbajt sot, është analizuar gjendja aktuale në komunën e Vitisë, si dhe gjendja shëndetsore e të prekurvë me Covid 19.
Në këtë takim u bë e ditur se momentalisht në këtë komunë janë 67 raste aktive.
Temë qendrore e kësaj mbledhje ishte çështja e përgatitjes për fillim vitin e ri shkollor. Kryetari komunës Sokol Haliti, kërkoi nga drejtoritë gjegjëse që të përkushtohen rreth përgatitjeve të objekteve shkollore, si dhe që të bëhet gjatë vikendit dezinfektimi i tyre dhe klorifikimi i oborreve, në mënyrë që për të hënën të jetë gjithçka gati.
Gjithashtu, u kërkua që shkollat të pajisen me dezinfektues e masa të tjera mbrojtëse.
“Shpresojmë që të filloj mbarë ky vit i ri shkollor dhe të mos kemi probleme. Kërkoj edhe nga personeli, edhe nga nxënësit që të zbatojnë rekomandimet në marrjen e masave parandaluese ndaj Covid 19”, ka thënë kryetari Haliti.
Po në këtë takim, nga drejtori i Arsimit Basri Aliu, u tha se do të bëhet testi personelit arsimor në disa faza që janë paraparë në planin e hartuar nga Ministria e Arsimit. /2LONLINE.com/