Komuna e Kamenicës përkatësisht Drejtoria Komunale e Arsimit, ka pajisur shkollat fillore me 10 projektorë.
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka thënë se ky investim është lehtësim për mësimdhënësit dhe nxënësit tanë.
“Për organizim sa më të mirë të orëve mësimore në shkolla, kësaj radhe siguruam edhe 10 projektorë. Ky lloj investimi është lehtësim për mësimdhënësit dhe nxënësit tanë. Vazhdojmë̈ me punë”, është shprehur ai.
Ndryshe këta projektorë janë dërguar në këto shkolla:
“Dëshmorët e Kombit” – Kamenicë,
“Fan S.Noli” – Kamenicë,
“Abdullah Krashnica-Presheva” – Koretin,
“Rexhep Mala” – Topanicë,
“17 Shkurti” – Muçiverc,
“Metush Krasniqi” – Roganë,
“Skëndërbeu” – Hogosht,
“Avni Rrustemi” – Karaçevë e Epërme,
“Sadri Misini” – Shipashnicë e Epërme,
“Xhavit Ahmeti” – Hodonoc.. /2LONLINE.com/