DYLON

Kompania Air Energy dhuron donacion dollapë për QKMF në Kamenicë dhe QMF në Hogosht

Kompania Air Energy dhuron donacion dollapë për QKMF në Kamenicë dhe QMF në Hogosht
Avatar photo Redaksia

Kompania turke Air Energy ka dhuruar donacion i cili përfshinë inventar si dollapë, tavolina e perde për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Kamenicë dhe Qendrën e Mjeksisë Familjare në Hogosht.

Drejtoresha e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Suna Zajmi-Krasniqi ka falënderuar këtë kompani për këtë donacion, duke thënë se donacionet e tilla rrisin kapacitetin në institucionet shëndetësore.

“Falendëroj kompaninë Air Energy për këtë donacion i cili është i nevojshëm për institucionet tona shëndetësore. Duke rregulluar infrastrukturën në institucionet tona padyshim që rritet kapaciteti dhe cilësia e punës”, është shprehur ajo. /2LONLINE.com/

EkoHigjiena

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.