“Shëndeti është kaq i rëndësishëm dhe çdo lloj problemi sado i vogël ndikon në mendjen dhe kualitetin e jetës sonë”.
Në vazhdën e projekteve për ngritje të cilësisë dhe krijimin e një klime të mirë në shkollë, me kërkesë të zv.drejtoreshës së shkollës Zyrije Shala dhe KC.Kosovare Rahimi si dhe me miratimin e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, sot pranuam pajisje dhe materiale higjienike për shkollë. Projekt ky që arrin vlerën mbi 30.000€.
Falënderojmë MAShTI-in për këtë kontribut shumë të nevojshëm për shkollën.
Sinqerisht,
Udhëheqësia e shkollës