Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në takim përfaqësues të drejtorisë së shkollës fillore të mesme të ulët “Skënder Emerllahu” nga Ramjani i Vitisë.
Kjo shkollë ka bashkëpunim me korpusin e paqes. Në kuadër të këtij bashkëpunimi amerikanja znj. Kate Mount do të punojë së bashku me mësimdhënës të gjuhës angleze për dy vite me nxënësit e kësaj shkolle.
Kryetari Haliti i ka dëshiruar asaj mirëseardhje në komunën e Vitisë, duke potencuar se kjo komunë është e nderuar që ajo do të punoj me nxënësit vitias.