Pas fazës së parë të mbështetjes së IAAP përmes Agjencionit Austriak për Bashkëpunim-ALLED 1 (Harmonizimi i Arsimit Profesional me Kërkesat e Tregut të Punës), SH.M. P,, Jonuz Zejnullahu” ishte përfituese e Kabinetit të Teknologjisë Ushqimore dhe Laboratorit për Analiza të Produkteve Ushqimore.
Tani edhe në fazën e dytë ALLED 2, SH.M.P ,,Jonuz Zejnullahu” është përsëri përfituese edhe në fushën e Teknologjisë Informative-Digjitalizim. Implementimi i këtij projekti do të krijojë mundësi të rritjes së cilësisë në çdo fushë të arsimit në institucionin tonë, duke i përdorur pajisjet e teknologjisë së fundit, ku funksionimi i këtyre paisjeve do të mundësohet përmes shpërndarësit WIRELESS, në tërë hapësirën e brendshme shkollore, pa vendosje të kabllove.
Vlera e këtij projekti kap shumën rreth, 38.000 €. Implementimi i këtij projekti, pritet të realizohet gjatë muajve, Prill-Maj 2022.
Drejtori i DKA-së Basri Aliu, falënderon menaxhmentin shkollor dhe stafin e tërë për angazhimin dhe punën e palodhshme për të sjellë ide dhe cilësi në fushën e arsimit. /2LONLINE.com/