Në vazhdën e realizimit të projekteve, konkretisht përmirësimin e kushteve për zhvillimin e aktiviteteve sportive, është bërë edhe rregullimi I fushës sportive në Shkollën e Mesme të Ulët “Ndre Mjeda”, paralelja e ndarë në Debëllde të komunës së Vitisë.
Për të parë nga afër punët që janë kryer, vendpunimet I ka vizituar sot drejtori i Drejtorisë së Arsimit Basri Aliu I shoqëruar edhe nga kryetari I Këshillit të fshatit Debellde Fazli Ilazi. /2LONLINE.com/