(2L ONLINE) – Me qëllim të përmirësimit të kushteve sa më të mira për një zhvillim më cilësor të procesit edukativo arsimor, shkolla fillore “Ndre Mjeda”në Kabash, sikur edhe disa shkolla të tjera janë pajisur me banka dhe karrige.
Me këtë rast kryetari i komunës Sokol Haliti u shpreh se ky investim është në vazhdën e projekteve që kanë për qëllim krijimin e hapësirave të mjaftueshme shkollore, si dhe përmirësimit të kushteve për një vijim sa më të mirë të mësimit. Shkolla fillore në Kabash, është pajisur me 100 banka dhe 200 karrige nëpër klasë. /2L ONLINE/