DYLON

Pse nuk ndalojmë dot së kruari?

Avatar photo Redaksia

Të gjithë e dimë që nëse nis të kruhesh në një pjesë të trupit, është e vështirë të ndalesh. Por sado të përpiqemi ta shmangim ndjesinë e kruarjes, nuk mund ta evitojmë. Madje mund të kruhemi aq fort, sa të shkaktojmë edhe ndonjë dëmtim të lëkurës.

Shkencëtarët e Universitetit të Uashingtonit duket se kanë gjetur shkaktarin e këtij problemi.  Ai quhet serotonin dhe është një hormon që lëshon trupi në momentin kur nisim të kruhemi. Kruarja bën që truri jonë të lëshojë serotonin, i cili është një hormon që nxit edhe më shumë kruarjen.

EkoHigjiena

Eksperimenti i kryer te minjtë nuk ishte i saktë si fillim, pasi trupi i tyre nuk prodhon serotonin. Por në momentin që atyre i’u injektua serotonin, filluan të kruheshin në mënyrë të pandalshme.

Nuk është praktike që të bllokosh lëshimin e serotoninës, por studiuesit po eksperimentojnë me ndërprerjen e këtyre qelizave të cilat e transmetojnë sinjalin nga lëkura drejt trurit. Receptori 5HT1A është gjetur përgjegjës për lëshimin e neuroneve që shkaktojnë kruarjen.

Pasi shkencëtarët bllokuan këtë receptor, ata konstatuan që minjtë filluan të kruheshin më pak.

Zhou Feng Chen, drejtuesja e këtij studimi tha se serotonina lëshohet si pasojë e një dhimbje rastësore që mund të kemi, por më pas shkakton kruarje.

“Serotonina është një hormon, i cili parandalon dhembjen. Por duke qenë se nervat ndijorë të dhimbjeve dhe atyre të kruarjes kanë kanale të ngjashme, megjithëse specifike, shpesh ndodh që serotonina të mos kryejë funksionin e saj natyral si parandalues dhimbjesh, por të shkaktojë më shumë kruarje”, tha Chen.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.