/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga kryesuesi i Kuvendit Komunal, Naim Pira dhe zv. Kryetari Hasan Aliu kanë vizituar sot oborrin e shkollës fillore të mesme të ulët “ Dëshmorët e Vitisë” ku është bërë rregullimi si dhe asfaltimi i fushës sportive. Ndërtimi i fushës sportive është mirëpritur nga personeli arsimor dhe nxënësit e kësaj shkolle të cilët falënderuan institucionet komunale për këtë projekt të rëndësishëm. E vet kryetari Haliti tha se kjo komunë është e interesuar të krijoj kushte sa më të mira për nxënës./2L ONLINE/