DYLON

Lutfi Haziri uron për Krishtlindjet dhe kujton martirët e Karadakut

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Me rastin e festës së Krishtlindjeve, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka uruar besimtarët katolikë. Në mesazhin e urimit thuhet:

“Në emër të institucioneve lokale dhe në emrin tim personal, uroj të gjithë besimtarët katolikë për festën e Krishtlindjeve, duke lutur Zotin që në familjet tuaja të mbretëroj paqja, gëzimi, lumturia e dashuria.

EkoHigjiena

Është tejet e rëndësishme që të punojmë parreshtur për të mirën e përgjithshme dhe asnjëherë të mos i harrojmë njerëzit në nevojë, të solidarizohemi me ata dhe të ndajmë momentet shumë të çmuara të kësaj feste.

Me këtë rast, i kujtoj dhe përkulem për sakrificën e madhe të martirëve të Karadakut që rezistuan dhe u sakrifikuan për dashurinë ndaj Zotit dhe Atdheut.

Për shumë mot Krishtlindjet!”, thuhet në mesazhin e urimit të kryetarit Haziri, drejtuar besimtarëve katolikë.​ /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.