Shkolla fillore e mesme e ultë “Halil Alidema” në Pozheran është bërë sot me kabinet të Informatikës dhe atë në kuadër të një projektit të përbashkët që është bashkë financuar nga komuna e Vitisë dhe Fondacioni Kosovë-Luksemburg.
Përndryshe gjatë përurimit të këtij kabineti kryetari Haliti bëri me dije se kjo komunë në bashkëpunim me Fondacionin Kosovë-Luksemburg ka realizuar dhe do të realizoj edhe disa projekte të tjera kryesisht në shkollat e lokaliteteve të ndryshme si në fshatrat Sadovinë e Jerlive dhe Gërmovë ku do të bëhet furnizimi i Bibliotekave me rafte për libra dhe furnizimi me libra për nxënës.
Nga ky bashkëpunim do të përfitojnë edhe shkollat e fshatit Skifteraj, Budrikë dhe Radivojcë por edhe çerdhja e fëmijëve “Gëzimi Ynë” në Viti. Kurse projekt tjetër me rëndësi të veçantë që do të vazhdoj në Viti është ndarja e bursave për nxënësit e dalluar. Por gjatë këtij viti pritet që përfituesit e këtyre bursave të jenë më i madh se në vitet e shkuara.
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ndër tjerash tha se qeverisja komunale e Vitisë në bashkëpunim me parterët e saj do të punoj që mësimdhënësit dhe nxënësit të kenë kushte sa më të mira për mësimdhënie dhe mësimnxënie.
Ai tha se në këtë drejtim do të bëhet jo vetëm pasurimi i shkollave me kabinetet e ndryshme por edhe me bibliotekat dhe digjitalizimi i klasave. Kurse për projektin e sotëm falënderoj Fondacionin Kosovë-Luksemburg në veçanti qeverinë e këtij shteti që po financon projekte të rëndësishme për shoqërinë.
Kurse Fisnik Beqiri, Drejtor Menaxhues i Fondacionit Kosovë-Luksemburg bëri me dije se shkolla fillore e mesme e ultë “Halil Alidema”në Pozheran është pajisur me 22 kompjuter me të gjitha pajisjet përcjellëse por edhe me video projektor dhe tha se vlera e këtij projekti është rreth 9. 700€.
Kurse në përurimin e këtij kabineti ka marrë pjesë edhe Anne Doster, përfaqësuese e Ambasadës së Luksemburgut në Kosovë e cila ndër tjerash tha se ndihet e lumtur që sot është pjesë e përurimit të kabinetit të informatikës në Pozheran.
Në shenjë respekti për bashkëpunimin e Fondacionit Kosovë-Luksemburg me komunën e Vitisë, kreu i kësaj komune, Sokol Haliti ka ndarë një mirënjohje për ta. Kurse Drita Pira, Drejtoresh e kësaj shkolle ndahu mirënjohje për kryetarin Haliti dhe të tjerë që kanë mundësuar pajisjen e kësaj shkolle me këtë kabinet.