DYLON

Haradinaj priti në takim Melzeri-n

Haradinaj priti në takim Melzeri-n
Avatar photo Redaksia

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim Raportuesin Special të Kombeve të Bashkuara për torturën dhe trajtimin ose ndëshkimin e egër, çnjerëzor ose poshtërues, Nils Melzeri, së bashku me ekipin e tij.

Gjatë takimit, Kryeministri Haradinaj shprehu konsideratën e lartë për punën e Raportuesit Special të Kombeve të Bashkuara, lidhur me adresimin e çështjeve që lidhen me ndalimin e torturës dhe trajtimit ose dënimit të egër, çnjerëzor ose poshtërues, në vendet e ndryshme në mbarë globin.

Edhe pse nuk jemi pjesë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në legjislacionin tonë i kemi përfshirë të gjitha standardet që personave që bien ndesh me ligjin t’u sigurojmë kushte dhe trajtim human dhe të dinjitetshëm, konform standardeve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Kryeministri ofroi udhëzime dhe informacione të nevojshme lidhur me mbarëvajtjen dhe realizimin e një vizite sa më të suksesshme të raportuesit special, duke i siguruar qasje të plotë në të gjitha vendet të cilat Raportuesi special dëshiron t’i vizitojë me ekipin e vet.

EkoHigjiena

Vizita e raportuesit special realizohet me qëllim të vëzhgimit dhe vlerësimit të situatës në lidhje me ndalimin e torturës dhe trajtimit ose dënimit të egër, çnjerëzor ose poshtërues, veçanërisht në aspektin e politikave zyrtare, praktikave, programeve dhe mekanizmave institucionalë të krijuara nga autoritetet përkatëse.

http://www.kryeministri-ks.net/?page=1,9,7308

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.