Drejtoria e Shkollës së mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc ka njoftuar se si do të zhvillohet mësimi gjatë vitit shkollor 2022/2023.
Njoftimi i plotë në Facebook:
Të dashur nxënës, të nderuar arsimtarë,
Më 01.09.2022. fillon shkollimi i gjeneratës së 55-të në shkollën e mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc.
Posa lamë prapa një vit shumë të suksesshëm në shumë drejtime.
Vitet e para dhe të katërta mësimin e fillojnë ora 07:50, ndërsa vitet e dyta dhe të treta mësimin e fillojnë ora 11:50. Ora zgjatë 30 min.
Vitin e ri shkollor do ta fillojmë me katër kabinete të pajisura me kompjuterë të gjeneratës së dhjetë, ku sigurisht se do të ngritet cilësia e kualitetit në mësim.
Risi në këtë vit do të jetë edhe përdorimi i ditarit elektronik. Janë bërë trajnime të arsimtarëve nga personeli i shkollës.
Fatkeqësisht edhe këtë vit po e fillojmë pa tekste shkollore, problem i cili po na përcjell qe disa vite.
Për zbutjen e këtij problemi mjaftë të madh, kemi krijuar kushte solide për përdorimin e teksteve digjitale.
Duhet të jemi të kujdesshëm në ruajtjen e shëndetit të të gjithëve, duke respektuar rregullat për mbrojtje nga pandemia.
Urojmë që edhe në këtë vit të realizohen pritshmëritë tona.
Suksese të gjithëve!
Nga drejtoria e shkollës.
BURIMI: Titulli.com