/2L ONLINE/ – Shkolla e Futbollit G.S.Gjilani ka përmbyllur një vit me suksese, ndërsa për më të dalluarit, për nxënsëti e kësaj shkolle, si dhe për të gjithë ata që në çfarëdo forme ndihmuan shkollën në fjalë u dhanë mirënjohje e medalje.
I pranishëm në ceremoninë e sotme ishte edhe Muharrem Sahiti ndihmës trajner në përfaqësuesen e Kosovës. “Angazhimi në Shkollën e Futbollit “G.S.Gjilani” në krye me trajnerin, Halil Halili dhe këtyre fëmijëve, është përgjegjësi e gjitha institucioneve dhe e vetë qytetarëve që të angazhohen për t’iu siguruar kushte sa më të mira. Vetëm kështu mund që t’a kenë mundësinë për të treguar talentin e tyre. Ndërsa shkolla në fjalë ka treguar seriozitet dhe përkushtim për nxënësit dhe talentët e saj.”, ka thënë Sahiti.
Edhe Visar Ganiu, Prof. Dr. i Edukatës Fizike dhe ish përfaqësues i reprezentacionit U17 të Maqedonisë, tani trajner i Klubit “FC Shkupi”, po ashtu ka përshëndetur dhe ka ndarë çmime. Ai është impresionuar me kushtet dhe me talentët e kësaj shkolle.
“Në një të ardhme të afërt shumë nga këta fëmijë do ta nderojnë kombin tonë, me paraqitjet e tyre në ekipet më eminente të botës”, ka thënë ndër tjera, ai.
Ndërsa prof. Nevzad Shemsedini, psikolog përshëndeti dhe iu ndau disa medalje nxënësve të shkollës së futbollit “G.S.Gjilan”, në Gjilan. Ai për ta uroi shëndet dhe suksese edhe më të mëdha në të ardhmen.
“Këta fëmijë kanë treguar talent dhe zgjuarësi, po edhe disiplinë. Disa lojëra – ndeshje, i kanë fituar duke vetë kontrolluar emocionet dhe presionin e lojës. Andaj është edhe për t’u vlerësuar lartë puna e trajnerit dhe e këtyre fëmijëve”, ka thënë Shemsedini.
Gjithashtu dhe shumë prindër tjerë kanë përshëndetur dhe falënderuar stafin teknik, këshillin e prindërve për angazhimin e tyre me synim që fëmijët të kenë në dispozicion të gjitha kushtet e nevojshme për të mësuar fshehtësitë e futbollit.
Mirënjohje po ashtu janë ndarë edhe për kontributdhënësit e shkollës për mbështetjen e tyre të vazhdueshme./2L ONLINE/