/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Kamenicës Begzad Sinani me bashkëpuntorë ka inspektuar kryerjen e punimeve në rregullimin e fushës së sportit në shkollën e mesme të ulët në Lagjen Malësia në qytet. Sinani tha se që nga ndërtimi dhe pavarësimi i kësaj shkolle në vitin 2008, nxënësve të kësaj shkolle iu kanë munguar terrenet sportive, nxënësit e shkollës do të kenë mundësi që brenda pak jave orët e kultures fizike ti kryejn në fushën e re që po rregullohet nga bashkëpunimi në mes komunës dhe DEMOS-it”.
Drejtori i shkollës, kolektivi i shkollës dhe nxënesit falenderuan kryetarin dhe komunën për këtë projekt që ka qenë i domosdoshëm për nxënësit e kësaj shkolle, me këtë rast drejtori Hazir Berisha ka thënë se nxënësit e shkollës tonë tanimë njihen për sukseset e tyre në disa lëmi me rregullimin e këtij terreni sportive shkolla jonë do të jetë e kompletuar”. /2L ONLINE/