Një nga lojtarët më të mirë në histori, braziliani, Pele ka pasur një takim me Kylian Mbappe në Paris. 78 vjeçari kishte udhëtuar në Francë për tu takuar me Mbappe si pjesë e një programi promocional.
Ai I dha disa këshilla francezit.
“Nëse do t’i jepja një këshillë, është që të kujdeset për trupin e tij. Ana fizike është thelbësore për një futbollist dhe ai e ka këtë. Nuk i mungon shumë. Mendoj se duhet të jetë më shumë lider. Duhet të ketë më shumë impuls në lojë dhe të kërcejë më shumë. Kjo është ajo që bën ndryshimin me të tjerët, sepse unë për shembull kam pasur shumë vrull. Mendoj se nuk ka nevojë të largohet nga Franca për t’u bërë një nga më të mirët në histori”, përfundoi braziliani.
Por, gjatë orëve të natës ai është bartur nga hoteli për në një spital të afërt. Sipas mediave në Francë, shëndeti i Pele është stabil dhe nuk ka ndonjë komplikim të mëtutjeshëm.