Shkëndija nga Tetova ishte shumë e fortë për Dritën, edhe pse ishte ndeshje kontrolluese miqësore. Shkëndija ka arritur të shënojë fitore ndaj Dritës me rezultat të thellë 4:0.
Derisa, pjesa e parë përfundoi pa gola 0:0, me pak raste për gol skuadrat sikur provuan njëra – tjetrën.
Por, me të nisur pjesa e dytë, filloi ‘pushtimi’ i Shkëndijës në Dritën, e cila po lunate në shtëpi.
Të gjitha golat u shënuan në pjesën e dytë. Omar Imeri i cili realizoi dy gola, u ndihmua edhe nga Shefit Shefiti dhe Andin Dallku që shënuan nga njëherë.
Në anën tjetër, Drita humbi një penallti me Xhevdet Shabanin.
Duket se Ernest Gjoka shpejt ka arritur ta kompletojë skuadrën, pasi ditë më parë u zyrtarizua si trajner.