DYLON

Kosova vazhdon përgatitjet intensive për ndeshjen kundër Malit të zi

Kosova vazhdon përgatitjet intensive për ndeshjen kundër Malit të zi
Avatar photo Elife Sherifi

“Dardanët” nuk po ndalen, po vazhdojne stërviten për t’u përgaditur sa më mirë për ndeshjen kundër Malit të Zi. Andaj ata edhe sot kanë vazhduar stërvitjet në stadiumin “Fadil Vokrri” e që ishin stërvitje taktike.

Mirëpo, kësaj radhe këto stërvitje u shoqëruan me brohoritjet e disa tifozëve të veqantë, ishte një grup fëmijësh të shoqëruar nga mësuesit e tyre që kishin ardhur për t’i shikuar futbollistët e Kosovës.

Ata brohoritnin emrat e futbollistëve, të cilët pastaj edhe i falenderonin fëmijët për përkrahjen e tyre.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.