Ndonjëherë ne kemi ankth kur shohim ëndrra të këqija, mirëpo ne do t’ju këshillojmë se si mund të luftoni ankthin dhe problemet e tjera psikologjike nga gjumi i vetëdijshëm.
Në përgjithësi, shkencëtarët pohojnë se:
– Ju mund të ndërtoni ëndrrat tuaj duke parë ato që dëshironi ju. Vetëm imagjinoni se si do të ishte jeta juaj nëse do t’ju realizoheshin ëndrrat e bukura. Nëse ju ëndërroni pozitivisht kur jeni në gjumë të vetëdijshëm, kjo gjë do t’ju ndihmojë të luftoni stresi dhe ankthin. Për më tepër ju mund të frymëzoheni nga ëndrrat.
– Ju mund ta transferoni veten në një ishull të bukur, ose të fluturoni. Ju jeni “pronari” i ëndrrave tuaja. Të jeni i vetëdijshëm gjatë gjumit, ndihmon të ndiheni të lumtur dhe ul stresin dhe ankthin.
Ju mund të jeni kurioz për mënyrën se si të ëndërroni. Procesi quhet inkubacioni i ëndrrave. Ju duhet të provoni një skenë në mendjen tuaj gjatë ditës në mënyrë që natën të shfaqet në ëndrrat tuaja.
Nëse doni të zgjidhni një problem të caktuar në ëndërr, duhet të mendoni për këtë para se të shkoni në shtrat.
Le të jetë gjëja e fundit në mendje para se të bini në gjumë. Për shembull, nëse është një problem personal, duhet të mendoni për personin me të cilin keni konflikt. Gjatë gjumit, mendja juaj e pavetëdijshme do të përpiqet të gjejë një zgjidhje.
Gjithashtu, është mirë të mbani një ditar për ëndrrat. Shkruani ëndrrat tuaja menjëherë pasi të zgjoheni, sepse më vonë do t’i harroni. Ngadalë, do të gjeni shenja të përbashkëta mes të gjitha ëndrrave tuaja.