Shkëlzen Gashi është zgjedhur lojtari i dalluar i muajit në superligën zvicerane. 46.8 për qind e lexuesve të gazetës “Blick” kanë zgjedhur Shkëlzen Gashin si futbollist të muajt gusht. Pastaj vjen Albert Bunjaku nga FC St. Gallen me 16.5 për qind, Davide Chiumiento në FC Zürich me 16.1%, Raphael Nuzzolo në YB me 14.2% dhe Berat Sadiku në FC Thun me 6.4%.
Në Zvicër Gashi po gëzon simpati te madhe te tifozët e futbollit. Të njëjtën mbështetje e ka gëzuar edhe në ekipin e kombëtares shqiptare. Në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Evropian kundër Portugalisë sulmuesi i FC Baselit e kishte shikuar lojën nga bankinat rezervë, ngase ishte i lënduar.
Por në Portugali luajtën futbollistë të tjerë të superligës zvicerane: Lenjani nga St. Galleni, Kukeli nga FC Zuerich, Abrashi Grasshoppers dhe Taulant Xhaka FC Basel.
albinfo.ch